Arrestimi i djalit të deputetit/ PD: Para drejtësisë duhet të jenë Balla, Rraja e Bushi

Diel, 30 September 2018 15:48

Partia Demokratike ka reaguar pas arrestimit të djalit të deputetit të PS Rrahja. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat PD thotë se para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen.

Deklarata e plotë

Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të PS është prova se gjithë vemendja e Edi Ramës këto dy muaj dhe e Prokurorisë nën urdhrat e tij ka qenë për të mbrojtur përdhunuesin dhe zyrtarët e deputetët e tij, të përfshirë në krim.

Arrestimi i djalit të pushtetarit erdhi vetëm pas bërjes publik të rastit nga nënkomisar Emiljano Nuhu, duke provuar vërtetësinë e dëshmisë së tij. Por arrestimi i djalit të deputetit të Edi Ramës vetëm nën presionin e lartë publik, është i pamjaftueshëm dhe një truk për t’i vënë kapak një skandali më të madh politik: përfshirjes direkte të disa prej pushtetarëve më të lartë të vendit në krimin e mbulimit të torturimit të vajzës nga djali i deputetit të Edi Ramës.

Arrestimi i djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja është një truk, sepse, bashkë me të, para drejtësisë duhet të ishte Rrahman Rraja, Taulant Balla dhe Artur Bushi, të pranishëm në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut për të mbyllur çështjen.

Arrestimi i djalit të deputetit të PS është një truk për të mashtruar opinionin publik, sepse në burg, bashkë me të, duhet të ishin shefat e komisariateve që, gjatë gjithë këtyre muajve, mbajtën anën e kriminelit dhe jo të vajzës së dhunuar apo të policit të kërcënuar.

Arrestimi i djalit të deputetit të deputetit të PS Rrahman Rraja është hile për të mashtruar publikun, sepse Ministri i Brendshëm, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e fshehën krimin dhe nuk zbatuan ligjin, pavarësisht se ishin vënë zyrtarisht në dijeni nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu. Arrestimi i djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës pa prekur asnjë nga pushtetarët që penguan drejtësinë, që mbrojtën përdhunuesin, që kërcënuan vajzën e torturuar dhe më pas kërcënuan me pistoletë në kokë edhe oficerin Nuhu, është skenari mafioz që ligji të mos zbatohet për kriminelët me të cilët Edi Rama ndan pushtetin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...