×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Strazimiri tregon pse Rama është bërë memec

Saturday, 06 October 2018 12:14

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri doli ditën e sotme në foltoren e selisë blu, duke theksuar se prej 11 ditësh, Edi Ramën e ka bërë memec pyetja se çfarë tregojnë 8 kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës ditën e 21 Korrikut, kur denoncohet prania e Taulant Ballës në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut. 

Deklarata e plotë:

GENT STRAZIMIRI, DEPUTET I PARTISË DEMOKRATIKE  

Edi Rama vazhdon të heshtë, sepse nuk guxon të thotë të vërtetën e pranisë së Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rrahman Rrajës në Policinë e Fushë Krujës më 21 Korrik.  

Në praninë e tyre, nënkomisar Emiljano Nuhu dëshmoi se u kërcënua me pistoletë në kokë brenda Stacionit të Policisë së Fushë Krujës, që të ndalte përballjen me ligjin të djalit përdhunues të deputetit të Edi Ramës. 

Për të mbrojtur anëtarët politikë të bandës së Fushë Krujës, Edi Rama mashtroi publikisht, kur deklaroi se skandali u publikua fillimisht “nga vetë Taulant Balla” e jo nga intervista/denoncim e policit Emiljano Nuhu, të “ndjekur këmba-këmbës” nga banda. 

Në këto 11 ditë makineria e tij e propagandës shpiku 4 alibi për Taulant Ballën, që nga inaugurimet deri tek dalja për peshk ditën e 21 Korrikut, por pengut të krimit, Edi Rama, ia ka mbyllur gojën një pyetje fare e thjeshtë:  

Çfarë tregojnë kamerat e Stacionit të Policisë së Fushë Krujës.  

Pse hesht Edi Rama prej 11 ditësh për përmbajtjen e pamjeve të 21 Korrikut, që tregojnë kush ka hyrë e kush ka dalë nga zyrën e oficerit të policisë Emiljano Nuhu? 

Kush po e detyron Kryeministrin tonë gojështhurur të bëjë rolin e memecit? 

Në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës, i cili hidhet në erë me tritol 1 ditë po, 1 dite jo, janë të paktën 8 kamera që funksionojnë 24 orë në ditë.  

Qytetarët e dinë se nëse dëshmia e nënkomisar Nuhut do të ishte e pavërtetë, pamjet e 21 Korrikut pa Taulant Ballë në Fushë Krujë, do të ishin të kudogjendura. 


Derisa Edi Ramës t’i vijë goja, nuk do t’i ndahemi këmba këmbës këtij  horri! 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...