×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Opozita letër Ruçit, kërkon largimin e Ballës nga Delegacioni i Stabilizim Asociimit

Diel, 07 October 2018 12:49

Opozita kërkon largimin e Taulant Ballës nga Delegacioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit: Shoqërohet me trafikantë droge dhe mbron përdhunues me pushtet.

Opozita e konsideron të papërshtatshëm dhe kundërproduktiv për interesat europiane të Shqipërisë që Taulant Balla të jetë pjesë e Delegacionit Parlamentar dhe bashkë-kryesues i Komisionit të Përbashkët të Asociim Stabilizimit me Bashkimin Europian.

Në një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit Gramoz Rucci, anëtarët e opozitës në Delegacion, Genc Pollo, Albana Vokshi, Klajda Gjosha, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi  kërkuan zëvendësimin e Ballës me një tjetër socialist, pa lidhje kriminale.

Anëtarët e opozitës argumentojnë se Shqipëria nuk mund të përfaqësohet në bisedimet me Brukselin në mbledhjen e 15 Tetorit me një politikan që ka pranuar publikisht se ka mik familjar një të dënuar të rrezikshëm për trafik ndërkombëtar droge, pasuria e te cilit është shumëfishuar pas miqësisë me Taulant Ballën.

Anëtarët e opozitës vënë në dukje se Taulant Balla nuk mund të përfaqësojë Kuvendin në marrëdhëniet me Parlamentin Europian, për shkak se mbi të rëndoj akuza se ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të një oficeri policie, që ai të mbyllte ccështjen e përdhunimit të djalit të një deputeti tjetër socialist.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, anëtarët e opozitës vënë në dukje se prania e Taulant Ballës në Delegacionin e Stabilizim Asociimit nuk është në përputhje me përputhje me kërkesat kryesorë për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm “rivendosjen e besimit publik tek institucionet e shtetit dhe luftën pa kompromis ndaj kriminalitetit e korrupsionit, sidomos në postet publike”.

vijon…

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...