×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Luan Rama: Shqipëria ‘njolla e zezë’ e vjedhjes së votës

Hënë, 08 October 2018 17:28

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka shpjeguar qëllimin e platformës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila u prezantua ditën e sotme. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Rama tha se kjo platformë do t’i japë mundësi qytetarëve që t’u njihet vota demokratike.

Po ashtu Luan Rama nënvizoi faktin se në Parlament ka pasur dhe ka politikanë me producentë penale, ndërsa shtoi se Shqipëria vijon të jetë njolla e zezë në Europë ku vidhen zgjedhjet.

 “Platforma që kemi prezantuar sot për të çliruar zgjedhjet nga krimi, nuk mund të ezaurojë të gjithë problematikën që kanë shfaqur zgjedhjet që në 91. Ne ofrojmë një mundësi jo thjesht diskutimi, dialogu, për të qenë në kohezion me shqetësimin e qytetarëve, por edhe mundësi për të tërhequr vëmendjen me atë që ka të bëjë me kriminalizimin e zgjedhjeve. Me zgjedhje që realizohen nën autoritetin e krimit, prej nga ku burojnë lidhjet e krimit me politikën. Nuk ka sens, arsye që ta perceptojë se si ndodh që në 2018 qe Shqipëria të jetë i vendi vend në Europë me zgjedhje të kontestuar, me zgjedhje të blera. Situata është përkeqësuar më tej. Jemi dëshmitarë të gjithë që në parlament ka pasur dhe ka njerëz me precedent kriminal. Për të cilët askush nuk mban përgjegjësi. Përsa kohë qeverisja buron nga vota, duke buruar nga një votë e vjedhjes, produkti ky do të jetë. Për të vendosur një standard, nuk ka rendesi se kush është maxhoranca në pushtet, por qytetari duhet të zgjedhë. Që të zgjedhë, duhet të ketë votim demokratik. Duhet të ketë zgjedhje të ndershme, korrekte. Shqipëria nuk duhet të tregohet me gisht si ‘njolla e zezë’ e vjedhjeve të zgjedhjeve. Ne se kemi bojkotuar reformën zgjedhore, por jemi shprehur për një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Ne kemi bërë publike platformën dhe nuk është e përjashtuar maxhoranca, por është e mirëpritur me kontribute konkrete. Ajo nuk ka monopolin e reformës zgjedhore dhe s’mund ta trajtojë çështjen e saj siç trajton koncesionet apo ku di unë se çfarë. Reforma zgjedhore ka të bëjë me interesat jetësore në këtë vend”, tha Luan Rama. BW

Modifikuar më Hënë, 08 October 2018 17:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...