Panuçi: Katastrofë nëse humbim me Izraelin

Tuesday, 09 October 2018 19:07

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, doli sot në konferencë para mediave, në prag të sfidës së nesërme miqësore ndaj Jordanisë.

Italiani foli edhe ndeshjen me  Izraelin, për gjendjen e grupit, lojtarët që nuk ka thirrur, por edhe tema të tjera të nxehta te Shqipëria.

Jordania, sepse vjen nga i njëjti vend me Izraelin, apo zgjedhje rastësore?

Ka qenë një zgjedhje duke parë radhitjen e Jordanisë në klasifikim. Është disi e vërtetë, pasi si skuadra kanë disa ngjashmëri.

Gega ka thënë që Trashi meriton Kombëtaren, por ju keni thirrur lojtarë që nuk dihet se ku luajnë…

Ka shumë futbollistë të rinj që meritojnë Kombëtaren. Kam qenë i hapur ndaj të rinjve, dhe i kam mbledhur, si Vrioni për shembull. Portat janë të hapura për këdo. Besim Demiri ka qenë nga më të mirët javët e fundit në Ukrainë, por nuk është thirrur… Nuk është thirrur, pasi kohët e fundit Lenjani ka bërë mirë, dhe ka më shumë eksperiencë se Demiri. Ne nuk jemi një grup i mbyllur, do jetë gjithmonë në vështrimin tonë.

Një reflektim pas Skocisë, thatë që kaq limite ka pas humbjes në Skoci. E vërtetë?

Nëse skuadra jonë shkon në Skoci, dhe ka disa mungesa, si Roshi, Grezda, Sadiku e të tjerë, normale që limitet ulen. Por, nuk do të thotë që kaq janë limitet. Edhe Basha që nuk ishte rikuperuar. Nëse do kishim më shumë lojtarë, do ishte më e plotë skuadra. Nuk është ofenduese, se ka limite në këtë rast. Kroacia u mund me 6 gola në Spanjë.

Hysaj pas Skocisë tha se skemën që përdorëm në pjesën e dytë, nuk e kishim aplikuar kurrë në stërvitje…

Një lojtar që luan në Champions League si Hysaj, nuk mendoj se një modifikim me tre mbrojtës do ndryshonte diçka të madhe. Nuk është problem skeme, është një veçanti që ndodh në lojë.

Pika më e fortë e Izraelit në ndeshjen e parë, ishin dy sulmuesit shumë të shpejtë. Do ndryshojnë lojtarët në mbrojtje, apo mënyra e mbrojtjes.

Të mendojmë për Jordaninë, më pas të shohim për Izraelin. Edhe ata mund të kenë mungesa. Diçka e kam në mendje. Nëse fitojmë do kem të drejtë, nëse jo, atëherë do jetë katastrofë.

Do luajë nesër lojtarët e rinj, si Vrioni? Do lihet pushim Basha për Izraelin?

Nesër Vrioni do e shohim, dhe ky është një rast për të rinjtë. Të gjithë janë të disponueshëm, mendojmë për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit. Është një portë e hapur, për lojtarët e Shpresave, dhe ata që nuk janë thirrur tani.

A duhet të jeni më i qetë në konferenca?

Jam i qetë, thjesht jam i mërzitur kur humbas. Kam një raport të keq me humbjen, për këtë arsye ndoshta. Kam luajtur 20 vite, dhe kam punuar 7 vite në TV. Kur nuk i kuptoj disa pyetje, mërzitem.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...