Zyrtare/Sorosisti i Ramës do përfaqësojë Shqipërinë në Strasburg

Tuesday, 09 October 2018 19:48

Tashmë është zyrtare. Shqipëria do të përfaqësohet nga një njeri i Fondacionit Soros në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Pas tre dështimeve me propozimet e bëra më herët me kandidatët shqiptarë për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, sot është vendosur për Darian Pavlin. Ndoshta Rama solli kandidatura të dobëta me qëllim që të arrinte te një soroist, i cili do të duhet së pari të mbrojë interesat e tij. Problemi kryesor i këtij rasti përveçse i pëmenduri ka veshur fanelën soroiste, është edhe ana profesionale, sepse Pavri nuk është gjyqtar.

Kush është Darian Pavli?

Në prezantimin e shkurtër të kandidaturës së Pavlit, thuhet se ai është “jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.”

Emri i Pavlit del si ekspert ligjor i “EURALIUS” dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit Geroge Soros.

Në jetëshkrimin e Pavlit thuhet gjithashtu se ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi.

Screenshot 5Screenshot 5Screenshot 5

Reforma në drejtësi u konceptua, u organizua dhe u zbatua nga Fondacioni “Soros”. Një paketë me mijëra e-maile dhe dokumente të brendshme të këtij fondacioni u publikuan në muajt Gusht-Shtator 2016.

Këto dokumente zbuluan se rrjeti ‘Soros’ kishte hartuar një strategji të detajuar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe strategjia ishte gati që prej vitit 2013.

Ky fondacion ka pasur patronazhin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Kjo reformë sot e ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë në vend, duke qenë se aktualisht Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Modifikuar më Tuesday, 09 October 2018 19:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...