Tabaku dhe Bylykbashi në Akademinë Politike të Vienës: Drejtësia dhe media e blerë nga Rama

E mërkurë, 10 October 2018 10:13

Lidhja e politikës me krimin, korrupsioni në tendera, konçesione e PPP, mungesa prej gjashtë muajsh e Gjykatës Kushtetuese, protesta prej pesë muajsh e artistëve kundër ligjit që i hap rrugë prishjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave për afera klienteliste, u diskutuan nga deputetja Jorida Tabaku në Akademinë Politike të Vienës, në të cilën ishte i pranishëm edhe deputeti Oerd Bylykbashi.

Deputetja Tabaku i kërkoi mbështetje PPE-së për vettingun e politikanëve pasi gjendja aktuale e demokracisë, institucioneve si dhe ndarjes së pushteteve është në rrezik.

"PD ka ndërmarrë nismën e ndarjes së politikës nga krimi; Vetingu në Politikë është një proces jetik per Shqipërinë dhe të ardhmen e saj Europiane. Ndihma e PPE dhe partive si motra në këtë proces është shumë i mirëptitur, jo vetëm për rëndësinë e kauzës por  pasi krimi me mbështetje qeveritare është edhe një kërcënim për BE-në. Propozimi i dytë ka të bëjë me Platformën Antikorrupsion dhe Oligarki, që synon sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë korruptive nga kompanitë e lidhura me qeverinë dhe mazhorancën. Pasuri të përfituara nga tenderat, koncesionet dhe formati PPP i aplikuar në mënyrë antikushtetuese nga qeveria për të favorizuar një dorë biznesesh”, tha Tabaku.

Ajo shtoi se Partia Demokratike e ka Integrimin Europian një qëllim jetik, ndaj ka vendosur të bëjë gjithçka në këtë drejtim, teksa qeveria me treguesit e saj negativë, po e largojnë Shqipërinë nga BE.

 

“ Z. Basha dhe Partia Demokratike e kanë shprehur dakordësinë për çdo çështje që lidhet me Integrimin. Angazhimi i tij për integrimin ka qenë konkret. Ai ka takuar personalisht anëtarë të qeverive kryesore që kanë një votë  në BE për të lobuar çeljen e negociatave. Ndonëse ne jemi shumë koshient për gjendjen e rënduar në vend.  Nuk duhet të harrojmë që problemet e korrupsionit, pastrimit të parave, inkriminimit të skenës politike  janë rënduar sidomos gjatë viteve te fundit. Kjo ka sjellë si pasojë rënien e investimeve të huaja, thuajse 90% e Dhomave Tregtare të vendeve të BE ankohen për taksat e larta por edhe për korrupsionin galopant. Në Shqipëri thuajse asnjë investim madhor nuk zotërohet nga një biznes që vjen prej një vendi të BE. Kjo nuk më duket rastësi! Edhe ato biznese që kanë fituar koncesione apo PPP janë të lidhura me firma offshore, por asnjë kompani e madhe nga vendet e BE nuk ka një biznes të sajin të madh në Shqipëri”, tha Tabaku.

Diskutimet u shtruan në takimin vjetor të organizuar nga Partia Popullore Europiane (PPE) dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) në Akademinë Politike në Vienë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...