Kryeministri Rama këmbëngul se do të mbyllë bastet sportive dhe kazinotë, por nga ana tjetër u bëri sot thirrje kompanive që të ndjekin rrugën e duhur për tu regjistruar në një tjetër format. Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se qepenat do të ulen, por ato do të ngrihen për kompanitë e basteve dhe lojërave elektronike në hotelet me 5 yje. Pak kohë më parë Rama miratoi me forcë ligjin për heqjen e taksave për hotelet me 5 yje. Pra nëse shteti merrte nga kazinotë dhe kompanitë e basteve 54 milionë dollarë taksa në vit, ato pas 1 janarit 2019 nuk do jenë të detyruara të paguajnë taksa.