Për miqësinë e Taulant Ballës me Edmond Begon, personin e dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe të favorizuarin e qeverisë për marrjen e tenderëve, Partia Demokratike ka publikuar të dhëna të reja. Nga selia e PD-së, deputeti Luçiano Boçi publikoi të dhëna nga TIMS që Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë kaluar kufirin shqiptar me makinë në muajin korrik të 2014-ës dhe pasaporta është kontrolluar 2 minuta me diferencë nga njëri tjetri.
Taulant balla tha dje se e ka njohur Edmond Begon në vitin 2015, ndërsa këto të dhëna hedhin poshtë miqësinë e tij me Begon.