Paketa antishpifje si hall i Rilindjes dhe pse Tao, Xhisiela dhe Rama “premtojnë” të flenë në prokurori

Premte, 19 October 2018 14:09

Qeveria e Rilindjes e ardhur në vitin 2013, nën thirrjen të mblidhen të gjitha qelbësirat bashkë, mjaft për të rrëzuar Berishën, rezultoi që solli ekzekutivin më të dështuar në tranzicionin shqiptarë pas rrëzimit të diktaturës.

E thënë shkoqur dhe pa rezerva si në mandatin e parë, ashtu edhe në të dytin kur Rama ka tashmë timonin dhe rrotën në dorë, nuk mundesh do të rendisësh një arritje apo reformë që ka bërë kjo qeveri. Zero premtime të mbajtura nga Rama, si kryeministër i Rilindjes, janë mjaftueshëm që qytetarët tashmë ta ndëshkojnë me votë të lirë ditën kur zgjedhjet të jenë, porse ato duhet të nxitojnë të shporrin një orë e më parë këtë qeveri e cila çdo ditë iu rëndon, iua vështirëson jetesën.
Janë të shumta arsyet të cilat duhet t’i ngrenë shqiptarët si shëndetësia e degraduar teksa premtohej falas, arsimi i rrënuar, papunësia një plagë e rëndë për ta, taksa dhe tarifa të ngritura, paga dhe pensione në vendnumëro në 6 vjet etj, ndaj veç nxjerrjes nga zyrat të qeveritarëve për mosmbajtje të premtimeve qytetari shqiptarë kë të drejtën morale të dal në shesh dhe kërkoj zbythjen e Ramës nga kryeministria dhe turrës së ministrave të tij dështak për ti hapur rrugën zhvillimit të Shqipërisë.
Mirëpo teksa kazani po zien, jo vetëm ai mediatik që e cilëson Rama, por dhe tek qytetarët, Rilindja duket tejet e shqetësuar. Mediat por dhe qytetarët në rrjetet sociale kanë shpërthyer tashmë në akuza teksa ia numërojnë një nga një Ramës dhe kabinetit të tij dhe kjo zierje është aq e madhe sa i ngjan një ene me presion që është gati të plas!. Rama e ka kuptuar, ndaj duket se duke qenë se ka paguar aq shumë gjatë këtyre viteve për të qeverisur përmes propagandës, duket se edhe këtë pikë të fortë që e konsideronte po e humb. Duke mos pasur mundësi të blejë gjithë propagandën dhe ndalur publikimin e zollumeve të qeverisë dhe deputetëve të tij, Rama ka kaluar në hapin tjetër, atë që bëjnë diktatorët, apo siç e bëri Erdogani në Turqi dhe është hedhur në sulm ndaj mediave dhe portaleve që nuk iu binden. Teksa prej disa kohësh u mundua t’i denigrojë në sytë të opinionit publik me shprehjen “Kazani Mediatik”, Rama kuptoi që nuk pati efekt kjo ndaj tashmë me stilin Erdoganist ka deklaruar se do të bëj gati një paketë antishpifje në shkelje kushtetuese si ndëshkim ndaj fjalës së lirë!
Këtë paketë antishpifje, ka premtuar të bëjë kryeministri që ka shpifur dhe mashtruar më shumë në këto 28 vite pluralizëm dhe kuptohet duke qenë në hall pas betejës mediatike që po humb pavarësisht pagesës së tij ndaj një pjese të konsiderueshme të medieve!. Deklarimi për bërjen gati të Paketës Antishpifje si dhe nxitimi për ta bërë realitet shpejt në shkelje kushtetuese, është tregues i një halli të madh të Ramës dhe Rilindjes por që realisht kjo paketë duhet të jetë si ndëshkim ndaj tyre. Nxitimi i Ramës për ta bërë një gjë të tillë si dhe premtimi i Taos, Xhisielës dhe kryeministrit për të fjetur në prokurori ka prapa një hall mjaft të madh që vec ata e dinë!

Modifikuar më Premte, 19 October 2018 14:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...