"Ditmir Bushati mban zi për ikjen e Kotzias dhe harron fondet sekrete greke"

Diel, 21 October 2018 17:31

Kreu i PDIU ishte i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, ku foli për fondet sekrete të ministrisë së jashtme greke për mediat shqiptare.

Ai tha se po përdoreshin metoda të Luftës së Ftohtë për të manipuluar opinionin publik shqiptar në lidhje me çështjen çame.

Idrizi i bëri thirrje Presidentit të Republikës dhe Prokurorisë të mbledhin Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të hetuar mbi këtë.

Idrizi tha se Bushati doli i mërzitur për largimin e Kotzias por nuk thotë asnjë fjalë për këtë çështje.

“ Do doja të theksoja faktin që ajo që ne kishim paralajmëruar doli e vërtetë. Kjo rrodhi nga shtypi grek që nga fondet sekrete të ministrisë së jashtme janë dhënë në portalet e mediat shqiptare për të manipuluar opinionin publik shqiptar në lidhje me çështjen çame.

Ne kemi investim direkt të Prokurorisë së Athinës për nxjerrje të sekretit shtetëror por jo për fondet. Kjo është e rëndë se cenon integritetin shqiptar, duhen hetime direkt nga Shqipëria. Një pjesë e mediave dhe analistëve janë përdorur për influencën greke në Shqipëri. Xhest i rëndë, delikat për marrëdhënien mes dy vendeve. I kemi bërë thirrje Presidentit të mbledhë organet ligjzbatuese të Shqipërisë, SHIK-un, prokurorinë, policinë e Shtetit. Të dalin në dritë kush janë ato portale e gazetarë, e mbi të gjitha qëllimi për të cilin e kanë bërë,” u shpreh ai.

Sa serioz mendoni se është impakti? Supozojmë se lëvizin para që prekin median, sa mund të ketë ndikuar një sasi e tillë parash në Shqipëri?

“Nga të dhënat vetëm në tetor janë dhënë mbi 1mln euro, shumë goxha e madhe, imagjinojeni në vite. Asnjë në Shqipëri mos të bëjë sikur nuk e kupton, se e dimë që një pjesë e mediave mendonte të stigmatizonte shqiptarët e Camërisë. Ne jemi në disa momente me Greqinë: shtet në luftë me Greqinë, s’është hequr ligji i luftës. Kam folur këtu edhe për çështjen e toponimeve. Kemi bërë betejë të madhe për censusin. Kemi folur për marrëveshjen e ujërave ndërkohë që ministri jonë i jashtëm heshtte. Sot Presidenti deklarohet se nuk do bëhet kjo marrëveshje pa u bërë funksionale Gjykata Kushtetuese. Kjo quhet në kufijtë e tradhtisë.

Marrëveshja Shqipëri-Greqi po prek sovranitetin e vendit. Kjo është si tip Lufte e Ftohtë, por nuk ndodh në asnjë vend që vendet i përgjigjen njëri-tjterit me këto metoda. Jemi në një vend në BE që është kandidat për BE. Ne si PDIU do i drejtohemi Prokurorisë dhe Presidentit të thërrasin Këshillin e Sigurisë Kombëtare,” tha Idrizi.  

Modifikuar më Diel, 21 October 2018 17:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...