Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një status në Facebook ka reaguar në lidhje me vizitën e Ramës në Kukës.
Noka i thotë se kur të flasësh për Kukësin, duhet të mbash gojën e shthurur, se burrat në veri nuk janë si ty Edi Rama!
“Në Kukës gratë i respektojmë, nuk i rrahim, nuk i përçmojmë, nuk i padisim për atësinë e fëmijës.
Burrat andej nga ne janë punëtorë, por ti s’u ofrove asnjë shans këto vite të pushtetit tënd barbar. Na ke parë me urrejtje! E ke shpopulluar Kukësin dhe gjithë Veriun duke i detyruar të ikin emigrantë që të mbajnë gratë dhe fëmijët, pra, familjen që për burrat e Veriut është e shenjtë.
Po ku kupton ti nga shenjtëria e familjes dhe nga puna e ndershme. Ti je shoku i Elvis Roshit, përdhunës grash, je shoku i Arben Ndokës , trafikant grash”, shkruan Noka.