Vrasja e 35-vjeçarit, Kostantinos Katsifas ka ngjallur mjaft reagime në shtetin grek. Pas thirrjes së ambasadores shqiptare, nga ministria e Jashtme mësohet se Zv/ministri i jashtëm grek, Georgios Katrougalos i ka telefonuar ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Në telefonatë ai i ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes për vrasjen e 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas.
“I theksova nevojën e bashkëpunimit, me respekt në pavarësinë e drejtësisë në të dy palët“, ka thënë Katrougalos.
Deklatatat e Katrougalos janë bërë të ditur gjatë një interviste në radion greke Real FM, i cili theksoi se hetimet nga Athina kanë nisur në bazë të nenit 7 të Kodit Penal që lejon hetimet paralele kur kemi vepër penale ndaj një qytetari grek”.