Le Figaro: Edhe mafia shqiptare do anëtarësimin në BE

Saturday, 03 November 2018 10:59

Prestigjiozja franceze ‘Le Figaro’ ka botuar sot një shkrim për mafian shqiptare.

Në një dokument të siguruar nga ‘Le Figaro’ shkruhet se mafia shqiptare ka rritur prezencën në Francë, duke u bërë një rrezik real.

Në dokument thuhet se mafia shqiptare shpreson që Shqipëria të anëtarësohet sa më shpejt në BE, me qëllim që të rrisë aktivitetin e saj në Francë.

‘Le Figaro’, që ka siguruar këtë dokument, shkruan se grupet kriminale shqiptare janë tepër aktive në trafikun e drogës, vjedhjeve dhe kontrabandës së emigrantëve.

Dokumenti i Ministrisë së Drejtësisë franceze bën fjalë për bandat shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në këtë dokument, theksohet se ‘mafia shqiptare po shpreson në anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE për të zhvilluar aktivitetin kriminal në Francë’.

Këto grupe kriminale janë vendosur në Francë që në vitin 2010 dhe që prej atëherë po konsolidojnë pozitat e tyre në aktivitetin ilegal.

Për herë të parë janë instaluar në Ile-de-France dhe përgjatë kufijve lindorë të vendit, për të qenë pranë shteteve të tilla Gjermania, Italia apo Zvicra.

Në Francë, grupet shqiptare janë të përqendruara më së shumti në tre fushat e përmendura më sipër, që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, të emigrantëve të paligjshëm dhe të vjedhjeve. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...