Deputetja demokrate, fjalim në parlamentin anglez

Premte, 09 November 2018 21:26

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ka mbajtur një fjalë në Parlamentin Britanik.

Duke shkruar në faqen e saj në Facebook, Hajdari shprehet se është nder e privilegj që përfaqëson Shqipërinë.

Postimi i deputetes së PD, Rudina Hajdari:

Moment shumë i veçantë në jetën time të flas në Parlamentin Britanik, aty ku shumë nga liderat botëror, por edhe idhuj politikë, si Winston & Thatcher kanë mbajtur fjalimet e tyre, duke ndryshuar kursin e historisë botërore.

Një privilegj dhe nder të përfaqësoj Shqipërinë dhe uroj që nëpërmjet prezencës dhe zërit tim, të rinjtë shqiptar të aktivizohen dhe të bëhen pjesë e politikë-bërjes.

Në fjalën time theksova se gratë dhe vajzat nuk duhet të mbeten peng e kuotave, apo të shihen thjesht si numra, por duhet t’u ofrohen mundësi të barabarta ku të kenë hapësirë të zhvillojnë potencialin e tyre në shoqëri.

Login to post comments