Një ditë pas ridërgimit të kërkesës për të dekretuar Sandër Lleshin, presidenca ka reaguar në një deklaratë për mediat, përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i cili thotë se Meta ka nisur konsultimet me disa institucione.
Reagimi i plotë:
Reagim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi në lidhje me propozimin e ri për emërimin e z. Lleshaj si Ministër i Brendshëm
Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.
Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi).
Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutēs dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç.