Buxheti 2019/ Teliti: Paratë e shqiptarëve po shkojnë në duar të pak njerëzve

Saturday, 10 November 2018 17:30

Dorian Teliti këshilltar i Partisë Demokratike për ekonominë ishte i ftuar në Fax News për të diskutuar mbi projekt-buxhetin e qeverisë për vitin 2019.

Teliti u shpreh se PD ka diskutuar me grupet e interesit dhe ka prezantuar qëndrimin e saj për paketën fiskale ashtu dhe për buxhetin.

“Partia Demokratike ka një analizë të buxhetit dhe këtë e kemi bërë më grupet në nevojë, me pensionistët, me arsimtarët. Kemi shkëmbyer dhe kemi dhënë ide të ndryshme dhe kemi marrë dhe propozime nga ato për të përmirësuar.

Mund të kemi dhe zgjedhjet parlamentare, gjatë zgjedhjeve lokale, kështu që PD është e përgatitur për të marrë drejtimin e vendit dhe na duhet që të diskutojmë me të gjitha grupet e interesit. Sfida elektorale pasi mund të jenë edhe zgjedhjet qendrore shumë shpejt. Ne kemi prezantuar qëndrimin tonë, ashtu për paketën fiskale ashtu dhe për buxhetin.“- u shpreh Teliti.

Për sa i përket fondit për rritjen e pagave, Teliti theksoi se kjo është një gjë e mirë, por shtoi se qeveria po i rrit pagat për shkak se vitin e ardhshëm janë zgjedhjet lokale.

“Janë parashikuar rritja e pagave dhe është për tu vlerësuar ky fakt, po është për tu thënë që kur bëhen këto rritje… këto rritje bëhen vetëm në vitet elektorale. Maxhoranca aktuale po zgjedh të mashtrojë qytetarët shqiptarë se ja po u rris pagat për ti joshur. Mundohet të mashtrojë pensionistët, arsimatarët, mjekët, apo shtresat në nevojë. Lë pas dorë shtresat në nevojë, apo shtresën e të përndjekurve politikë.

Në të njëjtën kohë në vitin 2017, qeveria diskutoi projektbuxhetin e vitit 2018 dhe tha se do ti rrisim pagat dhe pensionet. Planifikuan 10 milionë dollarë, ndërkohë pagat nuk u rritën. Qeveria e ndryshoi rritjen e pagave me një të rënë të lapsit me datë 31 Korrik, dhe zeroi 10 milionë dollar, dhe këto para i kaloi për shpenzime të qeverisë. Ne na lind e drejta të themi që rritja e pagave bëhet vetëm për shkak se është një vit elektoral. Edhe INSTAT tregon se paga shkon për produkte bazë.”– theksoi Teliti.

Më tej ai shtoi se paratë e shqiptarëve kanë shumë devijime dhe sipas tij ka kalim të parave në shumë pak duar.

“Paratë e shqiptarëve kanë shumë devijime. Kemi orientime fondesh buxhetore. Kemi kalim të parave në duar të pak njerëzve. Qeveria vazhdon që të rrisë faturat e koncesioneve të famshme. Po vazhdon që të rritet vit pas viti. Këto janë të dhëna vetëm për një grup personash dhe projektesh. Janë projekte të fituara pa garë.

Kemi me ritme të shumëfishuara të problematikave të hasura në çdo biznes. Bizneset na e kanë shprehur shumë qartë që kanë frikë të investojnë, pasi ato e dinë se nuk kanë konkurrencë të lirë dhe të ndershme. Ky është një buxhet i koncesioneve. Qeveria ka firmosur kontrata koncesionare për 30 vite. Pritshmëritë për të ardhmen janë negative. Vazhdon ai oreksi për të bërë shpenzime luksi.“-përfundoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...