Kanë përfunduar zgjedhjet në degën e partisë Demokratike nr.7 Tiranë. Në një proces demokratik zgjedhor brenda strukturës së degës, me kandidatë rival nën mbikëqyrjen e procesit të votimit nga deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshit dhe deleguarit Dritan Shano është votuar dhe në përfundim të procesit gara ka shpallur fitues (112 vota Gështenja dhe 11 vota Makishti), duke e konfirmuar sërish si kryetar te degës nr.7 të PD Tiranë z.Lefter Gështenja.
Në fjalën e tij kryetari i zgjedhur dhe i konfirmuar z.Lefter Gështenja tha: - “Të nderuar delegatë; anëtar të grupit të punës, e nderuara zj.Vokshi, i nderuar z. Shano, të nderuar të ftuar! I nderuar kandidat i kësaj gare z.Makishti!
Përpara se të nisë fjalën time në këtë Kuvend, dëshiroj, të iu uroj suksese të gjithë të zgjedhurve ne pozicionet e reja drejtuese te struktures se Partise Demokratike deges 7. Ndihem vërtetë i privilegjuar që më është dhënë mundësia të rikandidoj edhe një mandat tjetër në drejtimin e kësaj degës së PD, Nr.7, për këtë dua t, Ju falenderoj sinqerisht të gjithëve, në veçanti kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha për besimin që më ka dhënë. Sot me riorganizimin e degës së partisë, në strukturat e zgjedhura në seksione e grupseksione, ekziston një ndërthurje e të rinjve energjik dhe qendrestarëve me eksperiencë, për këtë jam thellësisht i bindur se jemi në rrugën e një rezultati pozitiv. Sot strukturat e Partisë Demokratikë të deges tonë janë me solide se kurrë, kjo falë kontributit të gjithësecilit prej nesh. Forca jone e perbashket, jane bindjet e djathta, vizioni yne qe na bashkon ne familjen tone te madhe te lirise, ne Partine Demokratike”.
Në vijim të fjalës së tij z.Gështenja shtoi se: -”Eshte momenti për t‘i treguar kundërshtarëve tanë politike, se ne kemi fuqinë, vlerat,moralin, dinjitetin, vendosmërinë për të drejtuar vendin.
Çdo njeri nga në ka detyrimin moral për të punuar që e ardhmja të jetë më e mirë se e shkuara. Për këtë do të vazhdoj të mbështetem fort tek Ju qëndrestarë, tek përvoja e të gjithë atyre që e themeluan PD-në dhe tek njerëzit e rinj që i japin jetë dhe shpresë kësaj Partie.
Jam i sigurtë që çdo njeri nga JU është i vendosur të qendroj , kontriboj dhe të punojë fort që Partia Demokratike të vijë sa më parë në pushtet. Po aq i vendosur jam edhe unë që kërkoj besimin tuaj për të vazhduar kontributin tim me çdo gjë që une mundem, për të ja arritur qëllimit tonë të përbashkët. Për mua bashkëpunimi është çelsi i suksesit. Nuk mund të rri pa përmendur kontributin e vyer të gjithësecilit prej Jush në fushatat elektorale, në të gjitha aktivitetet dhe protestat e zhvilluara nga Partia Demokratike përfshirë këtu edhe Çadrën e Lirisë, ku dega jonë ka qenë një ndër degët me model”.
Këto vite opozite për ne nuk kanë qenë të lehta, pasi kemi patur përballë një mazhorance të kriminalizuar, fushatat zgjedhore të sponsorizuara me paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit, përdorimin e pushtetit, presioni i ushtruar mbi votuesin, përballjen me arrogancën shtetërore si dhe shitblerjen e votës, ku kjo e fundit falë Rilindjes tashmë është kthyer në një fenomen. Së bashku me Ju të zgjedhur dhe me çdo anëtar të kësaj partie, nga më i vjetri deri tek më i riu, kemi sot një sfidë të madhe përpara: Largimin një orë e me parë të kësaj qeverie. Duke ju uruar suksese të gjithëve, dua ta mbyll , duke kujtuar këdo, se Partia Demokratike është një familje e madhe, dhe nga ky proces Ne do të dalim më te fortë dhe më të bashkuar se kurrë”. Respekt dhe Mirnjohje per te gjithe Ju dhe mirenjohje per te gjithe ish drejtuesit e deges tone Respekt dhe mirenjohje per te gjithe antaret dhe votuesit e PD dega 7. Rroftë Partia Demokratike, Ju Faleminderit"-perfundon fjalen e tij kreu i deges nr.7 te PD, Tirane.