Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me strukturat e LRI-së. Kryemadhi bëri me dije se në vend ka rënë një sëmundje që është mungesa e besimit.
”Duhet të zgjojmë qelizat e trurit tonë për të filluar angazhimin dhe për të sensibilizuar të afërmit se situata është emergjente. Sot fati i rinisë është në diskutim. Vetëm në tre vite 23 mijë maturantë elitarë kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Kjo në një anë është shumë e mirë, pasi tregon se është e aftë të përballet, por ne e dimë se mungesa e besimit te sistemi arsimor shqiptar është e madhe. Sot në Shqipëri ka rënë një sëmundje e madhe, mungesë besimi. Nëse të rinjtë duan të ikin, ne nuk do të kemi më mësues, inxhinier, mjekë dhe lidera për të drejtuar këtë vend. Pasi këto 27 vite klasa politike ka punuar mbrapsht, pjesë e së cilës jemi edhe ne që duhet të kishim ngritur zërin. Misioni i një prindi nuk është as pushteti, as puna, por një jetë më e mirë për fëmijët e tyre”,-tha ajo.