Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, u shpreh se qeveria është mbi bomba.
Për situatën me studentët, Marku bën përgjegjës qeverinë.
“Kjo ka të bëjë me një sërë veprimesh të qeverisë. Kjo protestë do duhej të ishte te Kryeministria. Është një lloj depresioni i shoqërisë që i bën studentët të reagojnë. Edhe ne kur ishim studentë të ’90, nisi për dritat. Nëse qeveria vazhdon kështu, është mbi shumë bomba që i ka vendosur vetë shoqërisë. Nëse nuk zbet me kembe në tokë, nëse nuk negocion do të ketë reagime më të mëdhaja. Jemi në prag të shpërthimit, sepse qeveria ka hequr urat e komunikimit. Edi Rama po tregohet arrogant”, u shpreh Marku.
Ndërsa sa i përket tarifës për studentët që ngelin, Marku tha se duhet të paguajë qeveria për to, është krejt normale.
“Ne si pedagogë nuk paguhemi për provimet, kemi një pagesë fikse. Te normat shtesë që u jepen pedagogëve nuk futen provimet. Nuk ka kosto shtesë për pedagogët se japin provimet”, tha më tej ai.