Prej disa ditësh me rradhët rruga para ministrisë së Arsimit në Tiranë është mbushur me studentë që protestojnë për uljen e tarifave si dhe për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Universitete.
Studentët kanë pasur gjithashtu një mbështetje masive nga qyetarët, pedagogët aktivistë të shoqërisë civile, si dhe nëpër rrjetet sociale.
Ndërkohë ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në ‘Facebook’ një foto e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.
Në foto duket numri i lartë i protestuesve para ministrisë së Arsimit kundër politikave të saj mbi arsimin, ndërkohë që krahasohen me fansat e shumtë që grumbullojnë artistët më të njohur e pëlqyer në botë si reperi Eminem dhe grupi Metallica.