Kalamendja për dialog, suksesi i parë i revolucionit kinez të Edi Ramës

Premte, 14 December 2018 14:55

Nga Ilir Nikolla

Rama është i parashikueshëm në përpjekjet e tij për të fashitur protestën studentore. Ai di vetëm një metodë për këtë punë dhe atë po zbaton: mekanizmat shtrënguese të pushtetit, për të ulur numrin e protestuesve, për të identifikuar pakicën që duhet blerë dhe për ta kthyer pjesën e mbetur në një armë kundër armiqve të brendshëm në partinë e tij. Larja e hesapeve nëpërmjet manipulimit të protestës është një taktikë e njohur për formacionet bolshevike.

Sulmet e djeshme ndaj dekanëve dhe rektorëve synojnë nënshtrimin përfundimtar të botës universitare ndaj diktatit të Edi Ramës dhe është e qartë se këto agresione janë pjesë e një strategjie, sepse porositë janë që protesta të kthehet në njëfarë “revolucioni kulturor kinez”. Ai po jep shembullin në vetë të parë, duke e sulmuar rektorin e Universitetit të Tiranës si “hipokrit rrëshqanor”.

Fraza është një zhdoganim i metodave që do të ndiqen ndaj rektorëve, dekanëve, pedagogëve të thjeshtë si dhe familjarëve të studentëve që nuk do të duan t’u binden kompromiseve të propozuara nga Edi Rama. Prindërit janë nën terror dhe do të cilësohen si jashtë aparatit shtetëror, nëse studentët nuk do të tërhiqen, pedagogët do të jenë nën një presion edhe më të fortë, nëse do të guxojnë të rreshtohen haptazi me protestën.

Edhe tentativat për ta shndërruar parlamentin në një show të “marrëveshjes” historike të kryeministrit-protestues me protestuesit që hëpërhë kanë fuqinë e sheshit, janë të inkuadruara në fushatën e larjes së hesapeve, me metoda të sharjeve publike. Studentët që do të refuzojnë dialogun dhe seancën plenare do të jenë “larva të opozitës”, “krimba që po përdoren për politikë” apo “vemje të mafias së universitetit”. Protestuesit duhet ta dinë me çfarë përballen, kur po kalamenden që t’i hapin rrugë një ure dialogu. Po ra lavjerrësi drejt shkuarjes në parlament për shoë, ajo çfarë i ndodhi rektorit të Universitetit të Tiranës dje në takimin me kryeministrin, është lule në krahasim me çfarë do t’u ndodhë studentëve që mund të mendojnë se mund të shprehen në mënyrë të pavarur nesër në “plenumin” që mendon të thërrasë Gramoz Ruçi.

Sot protesta duhet ndihmuar të mos kalamendet në drejtimin e gabuar. Tashmë, kauza e studentëve nuk është kauza 8-pikëshe ekonomike. Superpika është miratimi i një zgjidhjeje, duke përjashtuar fajtorin e situatës. Zgjidhja është çështje ligjore, por s’është një çështje e Edi Ramës. Rama të lihet ta interpretojë si të dojë shuplakën e protestës dhe ta luajë si të dojë lojën e kungulleshkës së fajit, me ministren, kryetarin e bashkisë, apo edhe aradhën e rektorëve e administratorëve të universiteteve. Zgjidhja e çështjes së universitetit s’është problem i fajtorit. Protesta sot duhet ndihmuar të anojë peshoren e vet larg revolucionit kinez kundër pedagogëve. Pesha duhet të bjerë tek përjashtimi i Edi Ramës nga dialogu, si faktori numër 1 për ta lëvizues dialogun drejt një zgjidhjeje më shpresëdhënëse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...