Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha iu drejtua studentëve të lexojnë mirë atë që tha Edi Rama për protestën e tyre. Në deklaratën e mesditës , Rama tha se nëse vazhdon protesta, ai do ta kapë atë. Kjo sipas Bashës është filozofia dhe mendësia e Ramës, të kapë drejtësinë, të kapë mediat e së fundmi të kapë edhe protestën e studentëve.
“Mesazhi i dytë që kam për sot është; e dëgjuat si tha Rama; do kap edhe protestën. Siç ka kapur të gjitha. Jam i sigurt që studentët e kanë dëgjuar, dhe ata janë të bindur se nuk i kap kush. Ai duke kapur median, drejtësinë. Mësimi i qëndresës tek Unaza e Re, është se nuk ia ka dalë dhe s’do t’ja dalë. Unaza e Re ia theu hundën kësaj propagande mashtruese” u shpreh Basha.
Ai u shpreh edhe për banorët e unazës, ku dhe mori pjesë. Basha tha se afera për ti dhënë një trafikanti droge mundësinë për të ndërtuar pallate duke zhvendosur edhe lumin e Lanës nuk do të lejohet nga shqiptarët.
““Edhe sot disa media thonë; sipas PD. Por nuk duhet të bëjnë mediat këtë? Por vetëm PD? I ftoi këto media që të hetojnë. Të hetojnë; ja si prishen shtëpitë e banorëve. Këto nuk janë gjëra të PD, por të vërtetat e këtij projekti. Ky projekt i hap rrugën pronës së tjetërsuar nga një trafikant droge. Media duhet të hetonte këtë aferë, dhe mos të behën pjesë e mashtrimeve, por ti tregojnë shqiptarëve se si është tjetërsuar rrjedha e një lumi. Ai i ka paguar 1.5 mln euro ministrisë së Ahmetajt.” tha Basha.