Berisha: Vjedhje masive në tatime e dogana

E Enjte, 27 December 2018 13:04

“Vjedhje të mëdha në tatime e dogana, borxhi 11 mujor ndaj kompanive arrin në 290 milion dollar”.

Kështu ka deklaruar ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha i cili ka bërë një analizë të detajuar të shifrave zyrtare.

Ai shkruan se qeveria e Edi Ramës po shkon nga dështimi në dështim duke renditur mosrealizimet nga tatimet dhe doganat apo investimet publike që janë nën performancën që duhet të ishin.

Ja reagimi i plotë i ish-Kryeministrit  

Nga deshtimi ne deshtim!

Vjedhje te medha ne dogana dhe tatime, borxhi 11 mujor ndaj kompanive arrin ne 290 milione dollare!

Te dashur miq, qeveria e Kallam Deshtakut kalon nga nje deshtim ne nje tjerr deshtim, te ardhurat e 11 mujorit jane 126 milione dollare me te ulta se plani, nga keto, 67 milione dollare nga TVSH dhe 47 milone dollare nga akcizat, te cilat kete vit kane qene 3,9% me te ulta se ne vitin 2017.

Investimet publike per periudhen 11-mujore.
• Janar – Nentor 2018 verehet nje mosreazlimin prej 150 mln dollare, ose 21% me pak.
• Gjate kesaj periudhe 11 – mujore (92% e periudhes vjetore) jane alokuar (paguar) vetem 67 % e fondeve vjetore te investimeve publike (jane shpenzuar rreth 570 mln dollare nga 860 mln dollare buxhet vjetor).

Pra borxhi ndaj kompanive arrin shifren rekord prej 290 milione dollare

INFO PERMBLEDHESE JANAR – NENTOR 2018 (STAT.FISKALE)

Te ardhurat totale per periudhen Janar – Nentor 2018 rezultojne 126 mln dollare me te ulta (- 3 %) sesa planifikimi fillestar qeveritar per 11 - mujorin e vitin 2018 (buxheti fillestar 2018).

Te ardhurat totale per 11 – mujorin rezultojne te jene vetem 4.5 % me te larta sesa e njejta periudhe e vitit te kaluar, nderkohe qe duhej te ishin te pakten 6% me te larta (si pasoje e normes se rritjes ekonomike dhe normes se inflacionit, pa perfshire ketu edhe efektin pozitiv shtese ne rast se do te kishim formalizim te ekonomise).

Te ardhurat nga tatim doganat Janar – Nentor 2018 rezultojne me nje mosrealizim prej 122 mln dollare (- 4.2 %) krahasuar me buxhetin fillestar. Me ne detaje sipas zerave kryesore, verejme se krahasuar me buxhetin fillestar 2018:

• TVSH me mosreazlimim prej 63 mln dollare, - 4.6 %.
• Tatim Fitimi me mosrealizim prej 5 mln dollare, - 1.7 %.
• Akcizat me mosrealizim prej 47 mln dollare, - 10.6 %.
Madje ky ze rezulton te jete edhe me i ulet sesa janar – nentor 2017, me rreth 12.6 mln dollare me pak ose - 3.1 %.
• Tatim mbi te Ardhurat Personale me mosrealizim prej 7 mln dollare, ose -2 %.
• Taksat doganore me mosrealizim prej 7 mln dollare, - 11.1%.

Edhe ky ze rezulton te jete edhe me i ulet sesa janar – nentor 2017, 2.6 mln dollare me pak ose - 4.5 %.

Shtresa e ish te perndjekurve politike: Muaji nentor 2018 mund te quhet "nje muaj ndryshe" per shtresen e ish te perndjekurve.

• Gjate 10 muajve te pare te 2018, qeveria kishte harruar plotesisht shtresen e ish te perndjekurve politike (Janar – Tetor 2018 jane paguar vetem 2.2 mln dollare (fondi vjetor ne buxhetin fillestar 2018 per kete shtrese ishte 20 mln dollare (2 miliarde leke), por me pas me aktin normativ te fund korrikut 2018 ky fond vjetor u pergjysmua)).
• Ndersa ne muajin nentor kemi nje "zgjim" te qeverise, e cila ka shpenzuar 4.5 mln dollare per kete shtrese.
• Megjithate, krahasuar me buxhetin fillestar (i cili planifikonte 20 mln dollare) ne nivel 11 - mujor konstatojme se eshte ezauruar vetem 1/3 e buxhetit (fillestar), jane paguar 6.7 mln dollare ne 11 muaj.

Investimet publike gjithashtu vazhdojne te rezultojne nen – performance edhe per periudhen 11-mujore.
• Janar – Nentor 2018 verehet nje mosreazlimin prej 150 mln dollare, ose 21% me pak.
• Gjate kesaj periudhe 11 – mujore (92% e periudhes vjetore) jane alokuar (paguar) vetem 67 % e fondeve vjetore te investimeve publike (jane shpenzuar rreth 570 mln dollare nga 860 mln dollare buxhet vjetor).
• Vazhdon problematika e ekzekutimit te pagesave te projekteve te investimeve publike, duke perqendruar rreth 30% te buxhetit vjeter vetem ne muajin e fundit te vitit, ne muajin dhjetor (fenomen i pranishem gjate viteve te fundit, i cili ndikon ne performancen, cilesine dhe eficiencen e projekteve te investimeve publike).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...