Kryeministri Edi Rama po jep një shfaqje të mirëfilltë cekuilibrimi mendor teksa ka akuzuar opozitën për keq-qeverisjen e vendit.
Në kohën kur Rama është në vitin e 6-të të qeverisjes, nga Asambleja e PS-së është ‘shfajësuar’ për të gjithë situatën që është krijuar deri më tani, duke bërë me faj opozitën.
“Kemi humbur kohë, kohë, për të bërë akte nënligjore. Cili është justifikimi për këtë? Ska. Ska shpjegim. Shpjegimi për këtë dhe shumë të tjera si këto është se ne nuk kemi opozitë. Mungesa e opozitës na ka mpirë një pjesë të shqisave dhe na ka ulur një pjesë të kapaciteteve tona udhëheqëse”, tha Rama.