Pas vendimit të Kryeministrit Rama për të zëvëndësuar shtatë ministrat dhe zëvëndëskryeministren, ka ardhur reagimi i parë i opozitës.
Kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka theksuar se Qeveria Rama ka rënë.
Sipas tij, tani për tu larguar mbetet vetëm kryeministri Rama.
“Qeveria ra!! Tani mbetet vetëm Kryeministri, por durim, për fare pak do te iki edhe ai !!”, shkruan Vasili.