“Rama 3”, Basha: Anonimë dhe të paftë

Premte, 28 December 2018 13:03

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar ndryshimet e qeverisë së sotme nga Edi Rama.

Sipas Bashës, ministrat e rinj tregojnë se Edi Rama nuk ka nevojë për njerëz, por qeveris me oligarkët.

‘Edi Rama tallet me shqiptarët me ndryshimet në qeveri.

Edi Rama sot mund të kishte emëruar ministër edhe shoferin e tij.

Këto emërime tregojnë se Edi Ramës nuk i duhen ministra, sepse ai bashkëqeveris me oligarkët.

Ministrat e larguar janë të korruptuar dhe duhet të dalin para drejtësisë.

Ministrat e rinj janë anonimë, të paaftë.

Ata sot nuk kanë asnjë rol tjetër përveç se të duartrokasin Ramën’, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha.

Modifikuar më Premte, 28 December 2018 13:14
Login to post comments