"Duhet të largohet Rama që shkatërroi kulturën dhe arsimin"

Premte, 28 December 2018 17:30

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është shprehur së fundmi se shkarkimet e ministrave janë një tregues i dështimit të qeverisë. “Shkarkimi, i ministreve Lindita Nikolla dhe Mirela Kumbaro, nga kryeministri Rama është tregues i dështimit të qeverisë së tij në të gjitha çështjet e arsimit dhe të kulturës, si edhe konfirmim se kauzat e opozitës në këto dy fusha kanë qenë të drejta.”, shprehet Vokshi.

Deputetja thekson më tej se emërimi i zëvëndës-ministres Besa Shahini në postin e Ministres së Arsimit, nuk është zgjidhje, pasi Shahini sipas saj është pjesë e dështimit të kësaj Ministrie nga 2017 e në vazhdim.

“Emërimi i zëvëndës-ministres Besa Shahini në postin e Ministres së Arsimit, nuk është zgjidhje, pasi znj. Shahini është pjesë e dështimit të kësaj Ministrie nga 2017 e në vazhdim. Emërimi i artitektes Elva Margariti në postin eMinistres së Kulturës, të vetmin kontribut për kulturën ka “avokatinë” për prishjen e Teatrit Kombëtar. Për fat të keq, këto emërime janë tregues se dështimet në këta dy sektorë do të vijojnë. Problemet e arsimit dhe kulturës nuk mund të zgjidhen më me shkarkimin e ministreve, por me largimin një orë e më parë të kryepërgjegjësit për shkatërrimin e arsimit dhe kulturës në vend, Edi Ramës!”, shprehet Vokshi.

Përveç emrave që personazhe të njohura në jetën politike dhe Partinë Socialiste si Erjon Braçe, i emëruar zv.kryeministër, Elisa Spiropali, ministre Parlamenti, Bledi Çuci, ministër Bujqësie e Eduard Shalsi, ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, disa prej ministrave të tjerë kanë një profil më të ulët politik. Në vend të Lindita Nikollës e Ditmir Bushatit, përkatësisht te arsimi e politika e jashtme, vijnë dy shqiptarë të Kosovës siç janë Besa Shahini dhe Gent Cakaj.

Login to post comments