Berisha denoncon: Manastirliu kërcënon mjekët që mos ankohen, përndryshe

Saturday, 29 December 2018 20:40

Mjekët e spitalit Koço Gliozheni janë gjendur përballë një presioni dhe kërcënimeve verbale nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu.

Ministrja ju ka kërkuar atyre që të mos ankohen më për mungesë personeli apo mungesë medikamentesh në këtë kundërt do të largohen nga puna.

Denoncimi i mjekëve është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, përmes rrjetit social Facebook.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Ndrikull Manastirliu terrorizon mjekët!

Lexoni mesazhin e mjekut dixhital. sb

Pershendetje Doktor ! Sot Ministria e Shendetesise ka bere terror ne Maternitetin e ri K. Glozheni sepse aty mjeket kane ngritur zerin para ca ditesh qe ka mungese te stafit dhe te medikamenteve, tre dite me pare ka shkuar aty sebashku me zv ministren dhe i ka thene tekstualisht qe ,mbylleni gojen se behet puna dhe pa ju ,te gjendur para presionit ato jane detyruar te heshtin . Flm te lutem anonim

Login to post comments