Në Partinë Socialiste rilindësit kanë filluar të shqyejnë njëri-tjetrin. Të gjendur përballë një situatë shumë të vështirë tashmë nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveçse të luftojnë mes veti dhe të kërkojnë të hanë kokat e njëri-tjetrit.
Tashmë ne rrethet mediatike gjithnjë e më shumë artikulohet dhe diskutohet lufta e ashpër që ka nisur grupi i Erion Veliajt në atë që quhet ‘Rilindje’. Veliaj ka mbledhur grupin e tij dhe është turrur me të gjitha forcat kundër Ramës dhe grupit të tij për ta rrëzuar këtë të fundit.
Menjëherë pas largimit të Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, Veliaj intensifikoi sulmin.
Burime që nuk duan të identifikohen thonë se grupi i Veliajt tashmë ka ndarë mes veti edhe postet kryesore që do të kenë në parti dhe në pushtet.
Veliaj sigurisht kërkon postin e kreut të Partisë Socialiste dhe atë të Kryeministrit. Veliaj synon Ramën. Ndërkohë që nga ana tjetër Fatmir Xhafaj synon postet e Gramoz Ruçit, peshën që ai ka në parti por edhe në pushtet.