Edi Rama paralajmëron furtunë edhe në administratë

Diel, 30 December 2018 16:27

Pas ndryshimit në kabinetin e tij qeveritar, në janar do të ketë ndryshime edhe në nivele të larta të administratës. Paralajmërimi vjen nga Edi Rama i cili mëngjesin e djeshëm Kryesinë e PS-së, ku foli lidhur me ndryshimet qeveritare dhe nevojën që kishte për rifreskim qeveria pas protestave të studentëve.
Burime të “Panorama” nga mbledhja me dyer të mbyllura e Kryesisë së PS-së, bëjnë me dije se Rama ka paralajmëruar anëtarët e Kryesisë se përtëritja e qeverisë do të pasqyrohet edhe në administratë, ku do të largohen drejtorë të rëndësishëm. “Përtëritja e qeverisë do të pasqyrohet edhe në nivele të larta të administratës, ku përfshihen drejtorë të mëdhenj dhe drejtues rajonalë në qarqe”, mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e kryesisë së PS-së. Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, Rama vendosi të ndryshojë më shumë se gjysmën e kabinetit të tij. Nga 14 anëtarë të kabinetit të tij, kreu i qeverisë vendosi të ndryshojë 8 prej tyre. Përmes kriterit “5 vjet ministër”, Rama vendosi të largojë ministrat: Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Lindita Nikolla, Mirela Kumbaro dhe Niko Peleshi. Pavarësisht se nuk kishin 5 vite në qeveri, nga aty u largua edhe zv/kryeministrja Senida Mesi dhe ministrja për Sipërmarrjen, Sonila Qato.

Login to post comments