Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në konferencën e fundit të këtij viti për të folur për ngjarjet kryesore dhe zhvillimet në vend.
Çudia më e madhe që plasi për të gjithë ishte fakti se ai mendon që vendi ka ritje ekonomike dhe jetohet më mirë.
“Fuqia blerëse është rritur. Shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje pavarësisht se nuk jetojnë sot aq mirë sa me të drejtë duan dhe sa ne me gjithë fuqinë tonë përpiqemi. Është një rritje ekonomike cilësore pasi ka ardhur si pasojë e rritjes së balancuar të konsumit. Ekonomia shqiptare sot është shumë më konkurruese se 5 vjet më parë gjë që e fakton një mori shifrash”, tha Rama.
Në ccfarë realiteti jeton ky njeri?! Qytetarët shqiptarë po gërmojnë të gjitha mundësitë e mbetura për tu larguar nga vendi. Sipas sondazheve 80% duan të ikin. E qartë është që realiteti i Ramës dhe ai i shqiptarëve nuk puqen kurrkund me njëri-tjetrin.