Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është treguar ironik mesditën e sotme me Edi Ramën.
Me një urim në faqen e tij në Facebook, Vasili uron që Rama të lexojë ndonjë libër këtë vit.
‘Ishalla lexon më shumë libra këtë vit kryeministri, që të mos patakset e t'i duken gjeni ata, që lexojnë nga një të vetëm dhe qeveria s'shkon asnjë centimetër me lart se niveli i fillores!!!’, shkruan Petrit Vasili në Facebook.