Xhevrija dhe Kadrinjtë

E mërkurë, 02 Janar 2019 16:14

E kisha harruar Xhevrijen, personazhin e fëmijërisë. Kishin kaluar më shumë se 26 vite që s'kisha dëgjuar për të. As s'kisha për ta kujtuar ndonjëherë, po të mos ishte për Kadriun, bashkëshortin e saj. Jo se e takova këtë të fundit, por mu kujtua ky këto muajt e fundit, duke dëgjuar aq shumë për Kadriun dhe Kadrinjtë. E, prej Kadriut, mu kujtua Xhevria.

Xhevrija ishte një personazh kompleks për kohën kur bëhet fjale; mesi i dyte i viteve '80. Mishëronte në vetvete një përzierje të veseve dhe mëkateve më të këqia të kohës. Edhe ndjesia e njerëzve ishte pasqyrë e personalitetit të saj. Mund ta quaje keqardhje, neveri, pështirosje, ose edhe të tëra bashkë.

Ajo ishte një tip zëvendësbrigadiereje, që kryesisht merrej me matjen e normës, por edhe ruante se mos kooperativistët vidhnin për të ushqyer barqet e uritura të fëmijëve të tyre. Vetë vidhte, sa i luante fenë. Në fillim për të ushqyer edhe ajo fëmijët e shumtë të saj, por me kalimin e kohës iu bë ves. Vidhte edhe kur nuk kishte nevojë, madje edhe gjëra që s'i duheshin.

Me Kadriun u martua herët, me mblesëri. Kishte qënë e bukur në rininë e saj, dhe pse jo, shumëkush donte të martohej me të, por fati ose fati i keq në fakt, i ra Kadriut. Vinte nga një familje e varfër, por me biografi të mirë. Babain e kishte patur partizan për pak kohë, në ditët e fundit të luftës. E përdori sa mundi këtë fakt, për gjithçka. Nuk dihet se kur kushte nisur, por ajo përveç punës së përditshme bënte dhe një punë tjetër. Spiune e Sigurimit.

Pakkush e dinte, përveç shefave të tyre. U mor vesh kur bashkëshorti Kadriu ra në burg. E në mes të dëshmitarëve kunder, ishte dhe Xhevrija. Kadriut të shkretë, një burre i vuajtur, i qetë si natyrë, i kishte ardhur në majë të hundës. Vetë herë me punë e herë pa punë, me shumë fëmijë, varfëria e kishte kapluar dhe i kish zënë frymën. Shtëpia i ishte bërë tmerr, sa nga varfëria, sa nga Xhevria. Po ashtu, nuk është se ushqente ndonjë simpati të madhe edhe për partinë.

Ca nga varfëria, ca nga Xhevria, e ca nga Partia, vendosi që të ikte. U nis të kalonte kufirin me Jugosllavinë, por e kapën. Pasi e torturuan, e nxoren para gjyqit popullor, ku dëshmitar kundër kishte Xhevrijen, bashkëshorten e vet.

Boll e çmendur ishte, por me Kadriun në burg, një tufe kalamajsh në shtëpi, shkëlqimin e dikurshëm që i kishte ikur, indiferentizmin dhe talljen e njerëzve, ajo pati rrëshqitur përfundimisht. Sillej si e çmendur; fliste si e çmendur, vepronte si e çmendur. Nuk donte asnjeri. Mallkonte të gjithë. Edhe fëmijët e vet.

Njerëzia e kishin braktisur. Fëmijët kishin filluar të rriteshin dhe s'pyesnin më për të. Dy nuset e djemve të medhenj e rrihnin.

I ishte mbyshur mendja se i bënin magji. Kishte gjetur një herë ca fije floku në një vrimë në murin prej guri të shtëpisë së vogël, njëkatëshe dhe kishte filluar të ulërinte në shtëpi dhe nëpër lagje se i kishin qit sehire.

Sa herë e kapnin krizat, fillonte e gërmonte me thonjtë e gjatë e të palarë nëpër mure, suva, e dysheme për të gjetur 'provat e magjisë', që duhet të ishin ose fije flokësh, ose ca penj të lidhur shuk. Të gjithë i mallkonte, nuset, fëmijët, komshinjtë, të gjithë. Të gjithe i dukeshin armiq. Askush nuk merrej me të, sepse të gjithëve u dukej e çmendur. Fëmijet e quanin shtrigë.

Me rënien e regjimit, kooperativat u prishën, Kadriu doli nga burgu, fëmijët, ata të rriturit filluan të largoheshin. Dikush për një jetë më të mirë në Tiranë; një tjetër emigrant jashtë shtetit.

Kadriu nuk u kthye të jetonte me të. ;U vendos në disa magazina të mbetura bosh tashmë dhe bëri një vend sa për të futur kokën. Fëmijët që kishin mbetur, ikën të jetonin me babain e tyre, duke e lënë Xhevrijen fillikat vetëm.

Tashme ajo ishte çmendur fare. Askush nuk i fliste. Ecte si e marrë duke folur me vete. Mallkonte Kadriun, që i kishte marrë fëmijët, e u kishte hapur sytë se sa e çmendur ishte Xhevrija. Mallkonte Saliun, se kishte rënë regjimi, ishin prishur kooperativat dhe ajo nuk ishte me zëvendësbrigadiere. Këdo që haste në rrugë i dukej si Kadriu. I mallkonte edhe ata. Të gjithë Kadrinjtë. Herë Kadriun, herë Saliun, herë Kadrinjtë e tjerë, e gdhinte dhe e ngryste duke mallkuar.

Disa kokë bagëti të imta që u shpërndanë me prishjen e kooperatives i mori dhe ajo. Një ditë në mëngjes, i nxori nga stalla e vogël, me dy qese me pak gjëra më dorë, i vuri kyçin shtëpisë së vjetër e të shkatërruar e iku. U zhduk. Disa thane se kishte dalë në bjeshkë. Disa të tjerë thanë se ishte çmendur përfundimisht dhe kishte marrë rrugën pa e ditur as vetë se për ku.

Nga ajo ditë askush nuk dëgjoi më për të. As u interesua. U harrua nga të gjithë. Ashtu siç e kisha harruar edhe unë. Deri para pak kohësh, kur mu kujtua përsëri.

Nga D. Bushati.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...