Berisha: Futja e çizmeve të narkopolicëve në auditorët e universiteteve akt i mirëfilltë diktatorial!

E Enjte, 10 Janar 2019 12:09

NGA SALI BERISHA

Futja e çizmeve te narkopoliceve ne auditoret e universiteteve akt i mirefillte diktatorial!

Te dashur miq, sot, me urdher aniligjor dhe antikushtetues, ne auditoret e fakulteteve te ndryshme u dynden gangstere me uniforme, mercenare te vertet qe vendosin, mbi ligjin qe i ndalon te futen ne mjediset e brendshme universitare, urdherat e kreut te meduzes te regjimit te Kakistokracise Edvin Kristaq Urrejtja, birit dhe nipit te xhelateve te intelektualeve gjate diktatures hoxhiste ne Shqiperi.

Ata patrullonin ne keto mjedise, filmonin studente dhe pedagoge sikur te ishte gjendje e jashtezakonshme vetem e vetem per te ushtruar dhune dhe terror psikologjik ndaj studenteve greviste, misionare te vertet te kombit dhe zbatuar keshtu porosite e skizoidit qe mendon se do mund tja dale me metoda policeske diktatoriale te shuaje greven historike te studenteve, madje dhe te marre drejtimin e saj.

Nje akt i tille antikushtetues dhe antiligjor nuk ka ndodhur kurre me pare ne historine e universiteteve tona. Per hir te vertete nje urdher i tille nuk u dha nga diktatori i kohes as ne dhjetor te vitit 1990 dhe as ne shkurtin e vitit 1991 ditet e greves dyjavore te studenteve te univesitetit te Tiranes qe kulmoi me greven e urise.

Edvin Kristaq Urrejtja, pasi deshtoi ne zotimin e tij pas vendim/mashtrimeve se do te merrte ai udheheqjen e protestes dhe per kete ai pergatiti fallangat e FRESSHit qe te nisnin luften kunder pedagogeve, ai tani ne panik urdheroi çizmet e Narkosve me uniforme te perdhosin tempujt universitare, ne te cilet sipas ligjit ato nuk mund te futen kurre perveçse ne gjendje te jashtezakonshme.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt banditesk diktatorial te krye, krye kreut skizoid dhe ju bej thirrje studenteve dhe pedagogeve te denojne para gjithe botes akademike dhe organizmave nderkombetare kete akt te pashembullt ne histori si dhe te nxjerrin me force nga mjediset e tyre perfaqesuesit e krimit shteteror me uniforme te Edvin Kristaq Urrejtjes! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...