Walter Glos: Ndërhyrja në lirinë e medias cënon vendimin e qershorit për negociatat me Shqipërinë  

Premte, 11 Janar 2019 11:38

Në tryezën që po mbahet sot për lirinë e medias, ka mbajtur një fjalë të shkurtër edhe Walter Glos, president i Fondacionit KAS për Shqipërinë. “Ju falenderoj për bashkëpunimin zonja Vokshi, tha zoti Glos. E di se disa media dhe përfaqësues të tyre kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth këtyre dy projektligjeve. Ato paraqesin rrezikun e censurës dhe një kufizim të lirisë së medias. Nëse shteti merr kontrollin mbi median, në çfarëdolloj forme, është një pikëpyetje e madhe. Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare i kanë bërë apel kryeministrit Rama t’i tërheqë këto projekte, çka do të thotë se diçka nuk shkon me projektligjet. Më duhet të kujtoj se është tentative e dytë e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislacionin mbi median.

Shqipëria si një vend kandidat për në BE ka detyrimin të respektojë lirinë e medias. Pa pasur këtë garanci të lirisë së shprehjes nuk mund të funksionojë demokracia. Zhvillimi i medias nuk mund të nënvleftësohet zhvillimi i medias, në procesin e afrimit me BE. Dhe ndonjëherë më krijohet ideja se qeveria aktuale nuk e ka shumë vëmendjen tek rëndësia e kësaj pjese. Në Evropë është krijuar përshtypja se Shqipëria nuk i respekton rregullat dhe ligjet ndërkombëtare. Lista e shkeljeve në tenderat publike psh është shumë e gjatë. Shqipëria dhe qeveria aktuale ka ende në dorë të bëjë gjithçka që në qershor të merret çelja e negociatave. Por padyshim ndërhyrja në lirinë e medias padyshim që nuk ndihmon në këtë process”, përfundoi fjalën e tij, me tone shumë shqetësuese, zoti Glos.

Login to post comments