Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dorëzimit të Klemend Balilit, i konsideruar nga mediat greke si ‘Eskobari i Ballkanit’.
Gjatë një prononcimi për mediat nga Lezha, Ilir Meta ka përshëndetur ndalimin e Balilit dhe ka falënderuar agjencitë ligjzbatuse dhe partenerët ndërkombetarë për ketë rezultat.
“Përshendes ndalimin e Klement Balilit si një person me probleme mjaft serioze me ligjin. Falenderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat”- tha Meta.