Seanca e jashtëzakonshme nesër?!/ Spaho: S’ka asnjë arsye

Tuesday, 15 Janar 2019 13:05

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, tha sot se nuk ka arsye për të pasur nesër, një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, siç është thirrur nga kryetari Gramoz Ruçi me kërkesë të kryeministrit për të votuar lirimin nga detyra të disa ministrave dhe emërimin e të rinjve.

Sipas Spahos, “seanca e nesërme është në kundërshtim me Kushtetutën Nuk ka arsye për të pasur një seancë të jashtëzakonshme

Me këtë mazhoranca tregon se rregulloren dhe Kushtetutën e përdor sipas interesit të vet politik. Ne do ta diskutojmë me grupet e partive opozitare dhe nëse do të jetë e nevojshme do të shkojmë në Kuvend.”

Login to post comments