Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka hedhur më shumë dritë mbi momentin e vetëdorëzimit të Klement Balilit, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.
Siç raporton, “news 24’, Ardi Veliu ka qenë prezent bashkë me nipin e Balilit në momentin e negocimit mes Delvinës dhe Finiqit dhe për t’u vetëdorëzuar Balili kishte dy kushte.
“Shkova personalisht me një makinë shoqëruese, por Balili kishte disa kushte: Të moskeqtrajtohet dhe të plotësoheshin të drejtat ligjore për plotësimin e kushteve në qeli , të mos ekstradohet në Greqi, si dhe të deklarohej vetëdorëzim”, ka deklaruar Veliu i cili ka sqaruar se për negociatat është kontaktuar nga vetë familjarët e “Eskobarit të Ballkanit”.
Pasi u mor në pyetje te Komisariati nr. 6, Balili është nisur për te Drejtoria e Policisë së Tiranës.