Ish-kryeministri Sali Berisha, i pari që foli për vetdorezimin e Klemend Balilit, shkon më tej me zbulimin e elementeve të tjera për këtë ngjarje.
Ai thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministra janë pengje të tij, pasi zotëron video të orgjive në Santa Quaranta. Por Berisha deklaron se Balili nuk dorëzon origjinalin por kopje tek drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ja postimi i plotë
“Balili u dorëzua por Rama dhe ministra janë pengje të tij!
Donin të mashtronin me Balilin ta paraqisnin si arrestim. Ai nuk pranoi. Betejë e madhe për videot e orgjive të Ramës dhe ministrave në Santa Quaranta. Balili nuk dorëzon origjinalin por kopje tek Ardi Veliu.”, shkruan Berisha, teksa poston dhe një foto montazh të imazhit të shkrirë të Klement Balilit me Edi Ramën.
© SYRI.net