Me rastin e firmosjes së ligjit të bërjes zyrtare të Gjuhës Shqipe në Maqedoni, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Presidenti Meta ka përgëzuar përzemërsisht Xhaferin për përmbylljen me sukses të procesit të miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve
Sipas Presidenti Gjuha shqipe zë zyrtarisht vendin e saj të merituar në Maqedoni
“Kjo është një ngjarje historike dhe kuptimplote për shqiptarët . Arritje e madhe dhe e rëndësishme që i kontribuon garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive në Maqedoni. Një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit”, shkruan Meta.
Ai shprehet se shqiptarët në Maqedoni janë gjithmonë të orientuar drejt vlerave euroatlantike
“Shqiptarët në Maqedoni demonstruan një maturi të admirueshme dhe qëndrim konstruktiv. Vlerësoj jashtëzakonisht rolin tuaj, z.Xhaferi, në këtë drejtim. I bëtë krenarë jo vetëm shqiptarët e Maqedonisë, por të gjithë shqiptarët, kudo që ata jetojnë. Urime për suksese të mëtejshme në zbatimin sa më të mirë të ligjit”, përfundon letra e Presidenti të Republikës, Ilir Meta drejtuar kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.