Publikohet video e braktisjes së Komisionit nga ministrja e Ramës

E mërkurë, 30 Janar 2019 21:11

Deputetja e Partisë, demokratike, Albana Vokshi, ka publikuar mbrëmjen e sotme, momentin e largimit të Ministres së re të Arsimit Besa Shahini, Nga Komisioni parlamentar i Edukimit.

Vokshi shkruan se Shahini u largua nga komisioni për tyë mos iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve për atë se çfarë po ndodh me studentët shqiptarë.

Ja postimi i Vokshit:

BRAKTISJA E KOMISIONIT NGA MINISTRJA SHAHINI DHE SIGURIA E FËMIJËVE NË SHKOLLA

#Ministrja e Arsimit Besa #Shahini refuzoi të paraqitet në #Komisionin #Parlamentar të Edukimit në dëgjesën e thirrur nga Deputetët e #opozitës në orën 15.00, për kërkesat e #studentëve dhe problematikat e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Ministrja e Arsimit Besa #Shahini, edhe në mëngjes, refuzoi tu përgjigjej pyetjeve të deputetëve të opozitës.

Madje, në një veprim të paprecedent, ajo u largua nga Komisioni në mënyrë demonstrative, në momentin që unë ngrita shqetësimin për rrezikun e sigurisë së fëmijëve në gjimnazin Petro Nini Luarasi, pas vendimit të Ministres për transferimin e kurseve të studentëve të #juridikut atje. E konsideroj këtë një eksperiment tepër të rrezikshëm, pasi fëmijët adoleshentë, veçanërisht vajzat, mund të mos jenë të sigurt në të njëjtin ambjent me studentë të rritur.

I bëj thirrje të gjithë #prindërve të reagojnë për një vendim që vë në rrezik sigurinë e fëmijëve të tyre.

#FëmijëtJanëTëParët

Login to post comments