Basha: Duhet qeveri kalimtare, ose Kuvendin ta pastrojnë shqiptarët

E Enjte, 31 Janar 2019 11:27

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar me forcë në Kuvend sot se nuk mund të tolerohet më lidhja e qeverisë me krimin, ashtu siç u provua dhe transmetua së fundi edhe nga Zëri i Amerikës, por të jepet menjëherë zgjidhja: “Ose përmes propozimit të opozitës, përmes një qeverie kalimtare - dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike-  ose këtë sallë mund dhe duhet ta pastrojë ai të cilit i takon kjo sallë, populli shqiptar.”   

Deklarata e e plotë e Bashës:

Që në këtë Kuvend ka kohë që ka rënë hija e mortit, është e qartë. Ju nuk e dini se çfarë thoni e bëni sepse ju nuk e dini pse jeni këtu. Gjysma prej jush janë këtu jo për shkak të votave të socialistëve shqiptarë, kundërshtarëve tanë politikë, për të cilët bashkë me ndasitë ideologjike për mënyrën se si duhet qeverisur vendi, ndajmë dashurinë për këtë vend, por jeni këtu për shkak të një grushti kriminelësh me të cilët keni lidhur fatin tuaj, që ju kanë kapur prej tirandash dhe ju kanë sjellë për t’u shërbyer interesave të tyre.

Ka 5 vjet që PD-ja denoncon këtë dhe tani, gjithçka që kemi thënë është faktuar, është botuar dhe transmetuar nga mediat më serioze të botës, mbrëmë nga Zëri i Amerikës. Ju pretendoni se s’ka ndodhur asgjë, ndërsa kryeautori i asgjesimit të zgjedhjeve, që e ka shndërruar këtë parlament në një kuplara të krimit, nuk denjon as të vijë sot këtu.

Nuk e mbajnë këmbët? Nuk e mbajnë nervat? S’ka marrë ilaçet? S’i bëjnë fajde ilaçet? I ka mbaruar pluhuri?! Problem i tij!

Ne sot nuk mund të pretendojmë që jemi në një seancë normale e po ndjekim procedura normale parlamentare. Ndaj gjëja e parë që duhet bërë është se kjo seancë duhet ndërprerë dhe njeriu që ka përgjegjësinë për shndërrimin e këtij parlamenti nga tempull i demokracisë në një bodrum të krimit, ku kemi deputetë që s’kanë marrë asnjëherë fjalën se s’kanë asgjë për të thënë, sepse arsyeja e vetme pse janë këtu është marrëdhënia e tyre me Avdylët, me Keçët e me Shullazët, me Dajtët e me bandën e Lushnjes, me bandën e Vlorës, me Bajrët e Shkodrës. Ndaj, hipokrizia merr fund!

Sot nuk kemi temë më të rëndësishme për të diskutuar se sa mënyrën si do të zgjidhet kjo krizë: ose përmes propozimit të opozitës, përmes një qeverie kalimtare - dhe jo një qeverie kukullash enigmatike për të justifikuar largimin e atyre që duhet të jenë në burg, sipas përgjimeve që janë bërë publike - ose këtë sallë mund dhe duhet ta pastrojë, ai, të cilit i takon kjo sallë, populli shqiptar!"   

Modifikuar më E Enjte, 31 Janar 2019 11:36

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...