Nga foltorja e Kuvendit kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se 'Pakti për Universitetin" ka një prapaskenë.
Kryemadhi deklaroi se një universitet i Sorosit, siç tha ajo, i cili do të mbyllet në Hungari do të vijë në Shqipëri, me vendim të qeverisë.
"Nga kjo foltore dua të bëj edhe një denoncim, ka një prapaskenë shkatërrimin e universitetit të Tiranës dhe sjelljen e universitetit të Sorosit në Hungari do të mbyllet dhe qevaria jonë do që ta sjellë në Shqipëri. Ua bëj thirrje si Kuvend pavarësisht bindjeve politike, të marrin përsipër të mbrojmë universitetin tonë dhe t'i lëmë universitet private", tha Kryemadhi.