Kryemadhi, Besa Shahinit: Halabake kujdes, nuk ta falim sjelljen arrogante me institucionet

E Enjte, 31 Janar 2019 13:19

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh sot në Kuvend se vendosja e Besa Shahinit në krye të Ministrisë së Arsimit nuk është e paqëllimshme, pasi ajo njihet për përkatësinë e saj ndaj sektit Soros.

Kryemadhi tha se përmes Shahinit po përgatitet hapja në Shqipëri e Universitetit të Europës Qendrore, i themeluar nga miliarderi George Soros, që u mbyll pak kohë më parë nga ana e qeverisë hungareze.

Universiteti, i hapur në vitin 1991 dhe që është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, në Nju Jork, prej më tepër se një viti kishte probleme ligjore, nga koha kur Hungaria ndryshoi ligjin e arsimit të lartë për universitetet e huaja.

Kujtojmë se Universiteti e ka mbajtur të hapur kampusin e tij në Budapest, por programet e tij të akredituara në Shtetet e Bashkuara do të çohen në Vienë.

Ndërkohë që Kryemadhi ka sulmuar dhe më tej Shahinin duke e quajtur atë një halabake rrugësh që nuk di të respektojë institucionet.

‘Kësaj zonjës që nuk e di ku ka shtëpinë, as ajo vetë i them që të ketë kujdes. Halabake rrugësh që nuk respektojnë institucionet, e kthejnë institucionin në orgji. Ki kujdes se nuk të fal njeri, nuk të falin as zonjat deputete, dhe as zonjat e Shqipërisë’, tha Kryemadhi.

Modifikuar më E Enjte, 31 Janar 2019 13:20
Login to post comments