Berisha-Ramës: Pagove 20 mln dollarë për të takuar Trump

E Enjte, 31 Janar 2019 13:39

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot Edi Ramën se ka paguar një shumë të jashtëzakonshme për të takuar presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Në debatin e zhvilluar sot në Kuvend, Berisha deklaroi se “Edi Rama pas akuzave që bëri ndaj Trump, pagoi lobim 20 milionë dollarë për ta takuar”.

Debati mes Ramës dhe Berishës nisi pas akuzave për investigimin e “Zërit të Amerikës” për manipulimin e zgjedhjeve.

Edi Rama e cilësoi si kazan median shtetërore të Amerikës dhe deklaroi se me Shtëpinë e Bardhë fliste direkt dhe sot ishte në pritje të një telefonate nga SHBA.

Pas kësaj deklarate, Berisha u shpreh se “Edi Rama i ka hyrë një loje në kurriz të shqiptarëve”, duke në kuptuar debatin për ndarjen e Kosovës. Telefonata që pret kreu i qeverisë është një komunikim me John Bolton, këshilltar special i Presidentit Donald Trump. Telefona është paralajmëruar disa ditë më parë nga mediat në Kosovës dhe qëllimi i saj është diskutimi për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Pasa këtyre akuzave ka reaguar kreu i qeverisë, Edi Rama. Ai deklaroi se nuk ka paguar për të bërë takime në SHBA. “Sali ti më ngatërron me Lulin, sepse të dukemi të afërt. Nuk jam si Luli që ka paguar para nëpërmjet rusëve për të bërë takime në SHBA”.

Berisha e akuzoi Edi Ramën dhe bankën që menaxhohet nga bashkëshortja e tij. “ABI Bank”. Kreu i qeverisë Edi Rama shpërtheu pas kësaj akuze duke deklaruar: “Sali ti familjes time i ha ato që nuk thuhen”.

VIDEO/Deklaratat e Sali Berishës

Pjesë nga replikat

Edi Rama: Saliu këtu e nisi fjalën e tij me Amerikën dhe më bëri një pyetje të drejtpërdrejtë për bashkëshorten time. Nuk i jam përgjigjur kurrë, por sot do t’i përgjigjem se kam edhe unë një pyetje për Saliun. Sali “ABi Bank” monitorohet drejtpërdrejtë nga enti rregullator i bankave në SHBA. Nëse bashkëshortja ime do të ishte aksionere, të jesh i sigurt se mua nuk do të më lejonin ta kapërceja më oqeanin. Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju. Hajde përgjigju. Me dasht? Më bërë një pyetje të drejtpërdrejtë, ta dhashë një përgjigje të drejtpërdrejtë, dhe të bëra një pyetje të drejtpërdrejtë. Nëse unë do të isha ai që më përshkuan ti, të jesh i sugirt se unë s’do e kapërceja dot oqeanin jo më të komunikoja drejtpërdrejtë me shtëpinë e bardhë, me kërkesë të shtëpisë së bardhë, se unë skam mundësi t’i kërkoj gjë shtëpisë së bardhë.

Sali Berisha: Kur unë u largova nga aktiviteti nuk kam bërë dhe kam refuzuar çdo lloj ftese nga kushdo, sepse unë tani përfaqësoj zgjedhës dhe jam person privat. Kam marrë ftesa më shumë se kushdo tjetër dhe çdo dy muaj. U kam bërë të qartë se i kam ndërprerë të gjitha udhëtimet zyrtare. E kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare. Po të më teket, shkoj kur të më teket. Me SHBA kam arritur aty ku nuk mund të arrish ti kurrë. Kanë qenë republikanë, demokratë, i kam respektuar, nuk i kam thënë turpi i qytetërimit tjetrit, si i ke thënë ti Donald Trump dhe më pas jep 20 milionë dollarë për ta takuar. Ke filluar nj lojë të madhe në kurriz të shqiptarëve, por nuk do të mbetesh pa marrë përgjigjen që meriton.

Edi Rama: Unë nuk të pyeta a ke marrë ftesa nga SHBA. Nga ana tjetër, duke menduar se si ta japësh përgjigjen, bëre një gabim, the që unë nuk dal më jashtë shteti për arsye pune. Ti merr Mediun dhe shkon në Bundestag dhe s’lë llaf pa thënë për Shqipërinë. Unë nuk e diskutoj që ka njerëz që të ftojnë, unë të pyeta ti me dash, e kalon oqeanin apo jo?

Sali Berisha: Që nesër!

Edi Rama: Nderi e do që unë të jem i dëshiruar që ti vërtet ta kalosh oqeanin nëse do, por mënyra se si ti përgjigjesh më bën të mendoj se ka një problem.

VIDEO/Deklaratat e Edi Ramës

Modifikuar më E Enjte, 31 Janar 2019 14:07
Login to post comments