Basha gjen arsyen e sjelljes së Edi Ramës në parlament: I droguar

E Enjte, 31 Janar 2019 16:11

Kreu i PD-së e ka gjetur arsyen për sjelljen e Edi Ramës në Kuvend, ku ka ardhur i shpërfytyruar.

Sipas kreut të opozitës, Rama ka qenë i droguar.

Pjesë nga fjala e kreu të PD-së, Lulzim Basha:

Shfaqja e shëmtuar e një njeriu të droguar, që patë këtu, ka vetëm një shpjegim.

Edi Rama vendosi në fillim që të mos vinte në këtë seancë. Pastaj erdhi, në gjendje vërtet të rënduar fizike. Nuk është se kjo përbën ndonjë shqetësim personal për ne si opozitë, por përbën një tregues se në krye të vendit, kemi një njeri i cili ka refuzuar vazhdimisht të bëjë testin e drogës.

Ka refuzuar vazhdimisht legjislacionin e kontrollit mendor, të atyre që marrin vendime në emër të shqiptarëve, dhe paraqitet vazhdimisht në këtë sallë në një gjendje të rënduar psikike.

Sot, më shumë se herët e tjera, duhet ta kuptojmë se pse gjendja e tij psikike është kaq e rënduar.

Për herë të dytë brenda dy javëve, Edi Rama ka bërë atë që për herë të fundit, e bënë përfaqësuesit e diktaturës komuniste në Shqipëri: e ka quajtur Zërin e Amerikës, kazan. Njësoj siç akuzon dhe quan mediat e ndryshme të vendit, të cilat nuk i shkojnë pas midesë.

Arsyeja se pse Edi Rama, sot, sulmoi për herë të dytë Zërin e Amerikës, është sepse mbrëmë, Zëri i Amerikës, ka publikuar një hetim të thelluar të një rrjeti investigativ gazetarësh, i cili bazuar mbi të dhëna zyrtare të prokurorisë shqiptare, tregon se si Edi Rama në 2017-ën, e mori pushtetin me ndihmën e bandave kriminale dhe parave të drogës.

Konkretisht: vetëm një hetim, vetëm një dosje. Dosja 339, tregon vetëm për aq sa është zbuluar para syve të shqiptarëve, sepse siç e keni parë, shumica dërrmuese e përgjimeve nuk janë zbardhur akoma, pra me fjalë të tjera, vetëm maja e ajsbergut të një përgjimi të vetëm, tregon se si në katër qarqe; në Tiranë, në Lezhë, në Dibër dhe në Durrës, Edi Rama ka sjellë këtu, ka trafikuar këtu në këtë Kuvend, jo deputetë të zgjedhur nga vota e mbështetësve të PS, por kukulla të krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...