Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një ngjarje tepër të rëndë, që sipas tij ka ndodhur pak kohë më parë në shkollën 9-vjeçare të Kavajës, ku nje grup prej 8 nxenesish kane perdhunuar nje vajze 13-vjeçare.
“Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di”- shkruhet ne mesazhin qe ka postuar Berisha ne faqen e tij ne FB.
Postimi i Berishës:
"Perdhunohet nxenesja, fshihet krimi!
Ndaj perdhunuesve nuk merret asnje mase, anetaresohen ne FRESSHin kanabist.
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb
Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.
Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas."