“Nga dega në degë me kërkesat e studentëve” , Rrokaj-Ramës: As arroganca dhe as fjalët e bukura nuk të shpëtojnë nga…

Saturday, 02 February 2019 17:17

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj ka akuzuar Kryeministrin Rama se po hidhet nga dega në degë me kërkesat e studentëve dhe profesoratit.

Rrokaj kërkon nga qeveria që të realizojë kërkesat e studentëve dhe të kompensojë IAL-të për humbjet financiare që sipas tij, po i shpien ato pas muajit shkurt drejt kolapsit financiar.

Me anë të një statusi në facebook, Shezai Rrokaj shkruan ndër të tjera se, “As fjalët e bukura për plotësim kërkesash e as arroganca ndaj profesoratit nuk e shpëtojnë kryeministrin nga përgjegjësia për përgjysmimin e tarifave për të dyja ciklet e studimit. Fjalë vetëm fjalë, por asnjë hap drejt kompensimit financiar të IAL-ve për arkën e mbetur bosh nga mospagesa e tarifave të studentëve”.

Statusi i plotë:

Kryeministri hidhet nga dega në degë me kërkesat e studentëve dhe profesoratit.

As fjalët e bukura për plotësim kërkesash e as arroganca ndaj profesoratit nuk e shpëtojnë kryeministrin nga përgjegjësia për përgjysmimin e tarifave për të dyja ciklet e studimit. Fjalë vetëm fjalë, por asnjë hap drejt kompensimit financiar të IAL-ve për arkën e mbetur bosh nga mospagesa e tarifave të studentëve.

Duke qenë se qeveria subvencionon vetëm 10 muaj rrogë, me të ardhurat nga tarifat universitetet mbulojnë shpenzimet operative si ujë, drita, kancelari, laboratorë e ekspedita. Me këto të ardhura ato mbulojnë gjithashtu orët mbingarkesë të pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm. Nga këto të ardhura bëhen investimet, konferencat shkencore dhe botimet e revistave si dhe paguhen 2 muaj paga për pedagogët.
Qeveria bën mirë të mos bëjë sofizma me ‘pakte’ llafesh e me ‘patronazhe’. Të realizojë kërkesat e studentëve dhe të kompensojë IAL-të për humbjet financiare që po i shpien ato pas muajit shkurt drejt kolapsit financiar.

Ligji i arsimit të lartë ishte një ligj klientelist, i cili ngushton lirinë akademike dhe autonominë administrative e financiare, ku qeveria ka kapur bordet e administrimit dhe ka krijuar dualizma të panevojshme në universitete, duke marrë role akdemike dhe duke cënuar autonominë nëpërmjet agjensive si: QSHA, KALKSH, AKFAL, AKSH, ASCAL dhe VKM-ve të fundit. Në vend të rolit politikëbërës dhe auditues qeveria po shkel hapur lirinë akademike deri te kurrikula dhe vlerësimi i profesoratit. Universitet duhet ta bëjnë vetë transparencën në të gjitha nivelet duke ndëshkuar këdo që shklel ligjin.

Ato nuk janë institucione të varësisë për t’i marrë nën patronazh. Duke qenë autonome universitetet janë partnere zhvillimi me qeverisjet e radhës. Ndaj, realizoni 5% të PBB-së për arsim cilësor, Kartë Studenti reale, përgjegjësi e kujdo që shkel ligjin, duke filluar me ndëshkimin e atyre që dhunuan me polici universitetet e deri te ryshfeti dhe papërgjegjshmëria akademike në procesin e mësimdhënies.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...