Njeriu që ka zëvendësua estradat profesioniste të komunizmit sot është padyshim Erion Veliaj. Ky e ka kuptuar me kohë se ky popull do shtrëngesë, varfërim dhe propagandë. Ndërsa ka rritur taksat e bërë qytetit më të pabanueshëm se kurrë, Erion Veliaj, e kompenson këtë me lajme komunale të llojit çerdhe e kopshte. Propaganda që ai i imponon prej kohësh popullit të kryeqytetit, tejet e lexueshme, na e ka bërë Veliajn një lej fen të revolucionit kinez të kohëve tona. Dihet tashmë se pas çdo propagande me lej fenin punëtor është një pseudolajm që synon ta paraqesë punëtor të madh të parin e bashkisë. Lef feni ynë, shfaqet identik gjatë gjithë javës. U jep dorën punëtorëve të pastrimit, ndan pjata supe për njerëzit në nevojë, mbjell pemë, takon fëmijët e çerdheve e kopshteve, shef hartat e punimeve, etj, etj. Tani së fundi po pret me sira kalamajtë në zyrë për të përsëritur filmin e propagandës nga e para sepse nuk di çfarë të bëjë më. Një kryeqytet që nuk ka kurrfarë politike ekonomike nga bashkia, kënaqet me lej fenin e vet. Dhe dje, lej feni ynë u vesh si kinez. I tregoi popullit proamerikan shqiptar se Kina ka shumë rëndësi të zgjatojë gjarprin e saj në sheshin “Skënderbej”. I kish mbetur edhe kjo. Tani u bë lej fen prej vërteti. Ndoshta në familje i kanë folur për dhurata e Kinës e motër, pikërisht në kohën kur prindërit e tij lanë katundet dhe erdhën në Tiranë së ushtarakë të regjimit. Veliaj ia doli të jetë lej fen.